Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një vizite të zhvilluar në Zvicër të dielën ka thënë se mërgimtarët janë shtyllë e pamohueshme ekonomike.
Hamza nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se mërgimtarët gjithashtu janë mbështetës në rrugën e pakthyeshme evropiane të Kosovës.
“Të rinj e të reja dhe familjarë që lanë Kosovën në rrethana të ndryshme, duke u ndarë në dysh me pjesën tjetër për një jetë më të mirë, sot janë zëri ynë në botë, janë edhe shtyllë e pamohueshme ekonomike dhe mbështetës në rrugën e pakthyeshme evropiane të Kosovës”, ka shkruar ai.
Në fund të muajit mars, subjekti më i madh opozitar në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës, ka prezantuar si kandidat për kryeministër, Bedri Hamzën.
Hamza aktualisht është kryetar i komunës së Mitrovicës së Jugut.