Fjalë Kyçe

Hamza: Paga minimale do të rritet në 300 euro

Hamza: Paga minimale do të rritet në 300 euro

Bedri Hamza nga radhët e PDK’së ka premtuar rritje të pagës minimale në Kosovë deri në 300 euro.

Hamza tha si një ndër planet për ekonominë që i ka subjekti i tij është rritja e pagës minimale në Kosovë.

Ai tha se pagesa minimale nga 170 do rritet deri në 300 euro.

“Paga minimale do të rritet nga 170 euro, sa është tani në 300 euro. Në marrëveshje me partnerët socialë, legjislacioni i punës me theks të veçantë ligji i punes i cili do të rishqyrtohet në mënyrë që të krijojë një kornizë ligjore cilësore për inkurajimin e aktiviteteve sipërmarrëse, të zvogëlojë barrën administrative të punës dhe të sigurojë kushte dinjitoze të punës me mbrojtje maksimale të punësuarve dhe punëdhënësve”, tha Hamza.

Hamza premtoi edhe rritje të pensioneve në Kosovë nëse ata vijnë në pushtet.

“Pensionistet e moshës 40 %, pensionistet kontributdhënëse 30 %, pensionit veteran te luftës 30%, dhe, të gjithë pensionet tjera ne shumën e 30%.”, shtoi Hamza.