Fjalë Kyçe

Hamza: Qeveria të bëjë pagesat e sektorit privat me pagën mbi minimale

Hamza: Qeveria të bëjë pagesat e sektorit privat me pagën mbi minimale

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza ka kërkuar nga qeveria të ndihmojë bizneset dhe t’iu dale në ndihmë punëtorëve të sektorit privat.

“Të gjithë të punësuarve në sektorin privat ju ka pamundësuar të realizojnë të ardhura për vetën dhe familjet e tyre.Shteti t’ua bëjë pagesat mbi një pagë minimale. Shteti ka pare, nuk është e saktë që janë shpenzuar rezervat. Ka para për me marrë masa stimuluesve dhe me u fokusu te sektori privat. Pagesën për pagat për aq sa zgjatë kjo, mbi pagën minimale dhe pjesë tjetër të jetë i stimuluar biznesi sepse rrezikohen ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”, tha Hamza.

Ai tha se duhet të ndahen para për sektorin privat edhe për të punësuarit edhe për bizneset çka qeveria është duke u vonuar tepër.