Fjalë Kyçe

Hamza-VV-së: Sillni 40 vota në Kuvend, PDK do ta votojë mocionin për rrëzimin e Qeverisë

Hamza-VV-së: Sillni 40 vota në Kuvend, PDK do ta votojë mocionin për rrëzimin e Qeverisë

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza në seancën e Kuvendit të Kosovës pas dështimit të Projektligji për Vlerat e UÇK-së, i ka bërë thirrje Vetëvendosjes që të sjell 40 vota në Kuvend dhe partia e tij do t’i jap 24 vota për rrëzimin e Qeverisë.

“Le t’i ofrojë Lëvizja Vetëvendosje 40 nënshkrime për mocionin e rrëzimit të Qeverisë dhe në si PDK do të jemi këtu për të ofruar 24 vota. VV le ta sjell mocionin në Kuvend dhe PDK do t’ jap votat e veta”, tha Hamza.