Fjalë Kyçe

Handikos kërkon sqarim nga Komuna e Prishtinës pse nuk u dhanë 80 eurot

Handikos kërkon sqarim nga Komuna e Prishtinës pse nuk u dhanë 80 eurot

Shoqata Handikos nëpërmjet një reagimi ka kërkuar sqarim nga Komuna e Prishtinës se pse nuk janë dhënë ende shumca prej 80 eurosh, si mbështetje për situatën e rëndë me pandeminë COVID-19.

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, nëpërmjet një postimi në Facebook pati njoftuar me datë 24 nëntor të vitit të kaluar se personat me aftësi të kufizuar që jetojnѱ në Prishtinë do ta marrin këtë shumë.

“Kërkesë për sqarim nga komuna e Prishtinës;

Më datë 24 nëntor 2020, kryetari i komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti përmes një statusi në profilin e tij në Facebook pati njoftuar se personat me aftësi të kufizuara që jetojnë në Prishtinë, në fundvit do të subvencionoheshin me nga 80 euro, si mbështetje ndaj situatës me pandeminë COVID-19 në Kosovë”.

“Mirëpo nga kontaktet e vazhdueshme me personat me aftësi të kufizuara dhe familjarët e tyre, banorë të Prishtinës, ata në HANDIKOS kanë paraqitur shqetësimet e tyre se deri më tani asnjë prej tyre nuk kanë përfituar nga shuma përmendur, gjë për të cilën kemi kërkuar sqarime nga Drejtoria e Mirëqenies Sociale, por që nuk kemi pranuar ndonjë përgjigje të qartë”.

“Andaj, HANDIKOS bën kërkesë publike ndaj komunës së Prishtinës dhe kryetarit Ahmeti që të dalin me një sqarim lidhur me premtimin e bërë para dy muajve, në mënyrë që personat me aftësi të kufizuara të informohen nëse nëse procesi është anuluar apo do të përfundojë së shpejti”.