Fjalë Kyçe

Hapet aplikimi për studimet master në UP

Hapet aplikimi për studimet master në UP

Është hapur aplikimi për studimet master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.

Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se është shpallur konkursi për pranimin e 2 mijë e 228 studentë në 14 njësi akademike.

“Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” e shpall të hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master, për vitin akademik 2021-22.Në këtë vit akademik, UP-ja do të regjistrojë 2228 studentë në programet studimore të 14 njësive akademike.”, thuhet në njoftim.

Kushtet e përbashkëta të konkursit, mënyrën e përzgjedhjes, afatet dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim mund t’i gjeni duke klikuar KËTU.