Fjalë Kyçe

Hapet për qarkullim rruga Prizren-Reqan

Hapet për qarkullim rruga Prizren-Reqan

Rruga Prizren- Reqan e cila është e mbyllur për qarkullim që nga dje, do të hapet sot për qarkullim nga ora 16:00.

Në këtë njoftim të dërguar medieve apelohet që pjesëmarrësit në komunikacion të jetë të pajisur me pajisje dimërore.

Njoftimi i plotë:

Ju informojmë se rruga Prizren-Reqan, përkatësisht që ishte e mbyllur për qarkullim nga data 12 dhjetor 2021 nga ora 18:20, sot me datë 13 dhjetor 2021 nga ora 16:00 pritet te hapet për qarkullim. Në koordinim më përfaqësues të MI-së dhe në bazë të vlerësimit të Inspektorëve rruga do të jetë e kalueshme me kujdes të shtuar.

Apelojmë pjesëmarrësit në komunikacion të jenë të pajisur me pajisje dimërorë për shkak kushteve atmosferike.

Policia do të jetë në ndihmë dhe përkrahje, andaj kërkohet kujdes i shtuar.