Fjalë Kyçe

Hapet rruga Prishtinë – Gjilan pas mbylljes nga rrëshqitjet e dheut

Hapet rruga Prishtinë – Gjilan pas mbylljes nga rrëshqitjet e dheut

Pas rrëshqitjeve të dheut bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan.

Pas shirave të rrëmbyeshëm në Kosovë, u shkaktua rrëshqitje e dheut, gjë që bëri të mbyllet rruga Prishtinë – Gjilan.

Por, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka bërë të ditur për Klankosova.tv, se rruga tani është hapur për qarkullim.

Ekipet në terren bën të pamundurën për të arritur deri në këtë rezultat.

“Rruga në Kishnicë ka qenë e bllokuar për afër 2 orë, pra në magjistralen Prishtinë – Gjilan, për shkak të rrëshqitjes së dheut, si rezultat i reshjeve të natës”, tha Durmishi.

“Rrëshqitja nuk ka ndodhur ku zakonisht po rrëshqet dheu, por në një pjesë tjetër, gjë që tregon se kjo ka qenë për shkak të reshjeve”.