Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se njerëzit me të diskriminuar në këtë rast janë njerëzit e AAK-së.
“Punësimi i disa të rinjve apo të afërm qoftë me mu apo Aleancën. AAK-ja ka një besim rreth 10% të popullit të Kosovës e tash thonë se i kemi rreth 16%. E në institucione as 1% nuk përfaqësojmë as në kompani publike as kërkund. Mirëpo, kjo nuk do të thotë që me kaluar në situata abuzive dhe të keqpërdoret. E mirëpres kritikën e Britanisë sepse e meriton me na dhënë këtë. Por po habiten që do po donë me kritiku kur e kanë sjell vet vendin këtë”, ka deklaruar ai, shkruan Gazeta Alo.
Ai , ka thëne se po habitet me deklaratat e atyre që vet e kanë pru këtë gjendje në Kosovë
“Me i dhënë një goditje prej dikujt që e kanë pru këtë gjendje Kosovës, moni bre…”, ka thënë Haradinaj.
Madje, ka thënë se njeh shumë njerëz të AAK-së, të cilët kanë shkollim të mjaftueshëm por se nuk janë pranuar në punë.
“Unë njoh kolegë të Aleancës që kanë konkuru me qindra herë dhe nuk janë pranuar. Jam kundër këtyre abuzimeve qofshin të afërm të mi, por njerëzit që janë diskriminua në vende të punës janë njerëzit e AAK-së. Por, me i dhënë një goditje dikujt nga ata që e kanë pru gjendjen kështu nuk bën”, ka deklaruar Haradinaj./Gazeta Alo/