Sot ka filluar edhe viti i ri shkollor 2019/2020, me këtë rast kryeministri në largim Ramush Haradinaj, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit, shkruan GazetaAlo.
Djali i Haradinajt po vijon shkollimin në një shkollë private, ndërsa kryeministri shton se do të punojnë për ngritjen e standardeve europiane në shkollat tona.
“Në ditën e parë të shkollës për këtë vit akademik krah Gjinit, i cili po e nisë një etapë të re të edukimit në Gjimnazin “Loyola”. Kemi shënuar të arritura në ngritjen e cilësisë së arsimit në vend, avancim në planprograme dhe infrastrukturë moderne dhe pandalshëm do të punojmë që shkolla jonë të jetë e modelit dhe standardeve europiane.” u shpreh Haradinaj.
Postimi i tij i plotë:
Në ditën e parë të shkollës për këtë vit akademik krah Gjinit, i cili po e nisë një etapë të re të edukimit në Gjimnazin “Loyola”. Kemi shënuar të arritura në ngritjen e cilësisë së arsimit në vend, avancim në planprograme dhe infrastrukturë moderne dhe pandalshëm do të punojmë që shkolla jonë të jetë e modelit dhe standardeve europiane. Urime fëmijëve që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës dhe punë të mbarë mësimdhënësve si bashkëudhëtarë në rrugën e dijes. Gjinit dhe të gjithë nxënësve kudo në Kosovë u priftë e mbara në këtë vit të ri shkollor./GazetaAlo/