Fjalë Kyçe

Haradinaj: Është e nevojshme që të përmbyllet mandati i UNMIK-ut

Haradinaj: Është e nevojshme që të përmbyllet mandati i UNMIK-ut

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar që mos t’i vazhdohet mandati UNMIK-ut në Kosovë.

Haradinaj përmes një postimi në Twitter tha se vazhdimi i funksionit të UNMIK-ut në Kosovë krijon vetëm konguzion, andaj përfundimi i mandatit të tij do të sigurojë qartësi institucionale.

“Vazhdimi i funksionit të UNMIK -ut në Kosovë vetëm krijon konfuzion. Përfundimi i mandatit të UNMIK -ut është i nevojshëm dhe do të sigurojë qartësi institucionale”, shkroi Haradinaj.

Ndryshe, dje Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së tha se Kosova është vend i lirë, sovran dhe i pavarur, gjë që sipas saj, dëshmon se se jo vetëm që UNMIK –u  e ka tejkaluar mandatin e tij, por është gjithashtu në kundërshtim me interpretimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.