Fjalë Kyçe

Haradinaj flet pas takimit me Isa Mustafën: S’folëm për presidentin, por për këto dy tema

Haradinaj flet pas takimit me Isa Mustafën: S’folëm për presidentin, por për këto dy tema

Ramush Haradinaj ka folur pas takimit që kishte me Isa Mustafën dhe Fatmir Limajn.

Numri një i AAK-së, ka thënë se në takim është diskutuar dakordanca para temave të rëndësishme të Qeverisë në ditët në vazhdim.

“Takimi ishte për agjendë të përbashkët për Ligjin e rimëkëmbjes ekonomike dhe për buxhetin. Kemi patur diskutime në vazhdimësi. Këtë herë ka të bëjë me nevojën që të mobizliohemi me seancë të jashtëzakonshme për kalimin e Ligjit për rimëkëmbje dhe Ligjin për buxhetin”, ka thënë Haradinaj.

I pyetur nëse do ta ketë përkrahjen e PDK-së për president, Haradinaj ka thënë se ka komunikim të vazhdueshëm me Veselin.

“Kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me PDK-në dhe kryetarin Veseli, por nuk kemi ende ndonjë rezultat të caktuar. Mendoj që Kosova gjithmonë ka qenë me drejtësinë dhe ligjin. Drejtësia e ka vërtetuar luftën e drejt të UÇK-së. Shpresojmë se nuk do të ketë konfirmim të aktakuzave. Duke besuar në drejtësi e ligj, ne do përkrahim gjithë qytetarët e Kosovës që mund të përballen me Gjykatën Speciale”, ka thënë Haradinaj.