Kreu i Aaleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar takime me aktivistë të AAK-së dhe bashkatdhetarë.
Haradinaj në këto takime ka qenë i shoqëruar nga koordinatorja për çështjet Diasporës, deputeten Time Kadrijaj.
Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ai u bëri thirrje bashkatdhetarëve që të ndihmojnë në Fondin e Sigurisë së Kosovës.
“I informova për situatën politike dhe atë të sigurisë në Kosovë, si dhe për rolin e Aleancës si subjekt opozitar.
Kam bërë thirrje që të ndihmohet Fondi i Sigurisë së Kosovës, si mekanizëm shtesë për më shumë siguri në vend, duke falënderuar bashkatdhetarët për kontributin e tyre në të gjitha kohërat.”,tha Haradiaj.
Postimi i plotë:
Së bashku me koordinatoren për çështjet e Diasporës, deputeten Time Kadrijaj, në Strasburg të Francës dhe në Ludwigsburg të Gjermanisë kam zhvilluar takime me aktivistë të AAK-së dhe bashkatdhetarë.
I informova për situatën politike dhe atë të sigurisë në Kosovë, si dhe për rolin e Aleancës si subjekt opozitar.
Kam bërë thirrje që të ndihmohet Fondi i Sigurisë së Kosovës, si mekanizëm shtesë për më shumë siguri në vend, duke falënderuar bashkatdhetarët për kontributin e tyre në të gjitha kohërat.
I sigurova për mbështetjen time të plotë në procesin zgjedhor brenda partisë, duke uruar sukses për të gjithë ata që marrin pjesë në garën zgjedhore.
Aleanca është adresa e sigurt për diasporën shqiptare.