Fjalë Kyçe

Haradinaj fton qytetarët e komunave veriore të dalin në zgjedhje

Sot presidenti, Hashim Thaçi ka shpallur zgjedhjet në katër komunat veriore.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka ftuar qytetarët e katër komunave veriore që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë kandidatët e tyre.

Tutje, kryeministri ka bërë thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë:

Pas vendimit të Presidentit të Republikës së Kosovës, për shpalljen e zgjedhjeve në Komunat e Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq, dhe Mitrovicë e Veriut, ftoj subjektet politike të cilat garojnë në zgjedhjet e 19 Majit 2019, ta shfrytësojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të përfaqësuar interesat e qytetarëve, duke marrë pjesë në këto zgjedhje.

Gjithashtu ftoj qytetarët e këtyre Komunave për të dalë në këto zgjedhje dhe të votojnë kandidatët më të mirë, që do të punojnë në të mirën e qytetarëve të këtyre komunave.

Bëj thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike, bazuar në Kushtetutën dhe ligjet tona dhe standardet më të larta demokratike ndërkombëtare.