Fjalë Kyçe

Haradinaj: Gjenerali Orr ka siguruar vendin e nderit në kujtesën shtetërore të Kosovës

Haradinaj: Gjenerali Orr ka siguruar vendin e nderit në kujtesën shtetërore të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim komandati i Gardës Kombëtare të Ioëa-s, Gjenerali Tymothy Orr.

Haradinaj, ka thënë se gjenerali Orr për tetë vite ka qenë urë lidhëse e fuqishme lidhëse për avancimin e bashkëpunimit të gjithanshëm ndërmjet dy vendeve tona, posaçërisht në fushën e mbrojtjes, shkruan Gazeta Alo.

I pari i ekzekutivit ka deklaruar se Kosova do të jetë shtëpia e tij e dytë.

Postimi i tij i plotë:

Partneriteti i ngushtë i Kosovës me shtetin e Ioëa-s është reflektim i marrëdhënieve të çmuara që kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për këtë merita të jashtëzakonshme ka komandati i Gardës Kombëtare të Ioëa-s, Gjenerali Tymothy Orr, që për tetë vite ka qenë urë e fuqishme lidhëse për avancimin e bashkëpunimit të gjithashëm ndërmjet dy vendeve tona, posaçërisht në fushën e mbrojtjes. Gjenerali Orr, me miqësinë e tij të dëshmuar për vendin tonë, ka siguruar vendin e nderit në kujtesën shtetërore të Kosovës. Kosova do të jetë përjetë shtëpia e dytë e Tij. Falemnderit Gjeneral!/Gazeta Alo/

Fotografia e Ramush Haradinaj

Fotografia e Ramush Haradinaj

Fotografia e Ramush Haradinaj