Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje qytetarëve të komunitetit serbë që të mos bijnë pre e provokimit të politikanëve, siç i quajti ai “shkurtpamës” në protestën që pritet të mbahet sot.
Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se “urat dhe rrugët duhet të na lidhin e jo të na ndajnë”
“Qytetarë serbë të Kosovës,
Urat dhe rrugët duhet të na lidhin e jo të na ndajnë. Mos u bëni pre e politikave shkurtpamëse e të protestoni kundër lëvizjes së lirë.
Ura e Ibrit duhet të jetë simbol i një jete të përbashkët e të pa alternativë.
Liria e lëvizjes si vlerë universale është e sotmja dhe e ardhmja. Ndarjet e përplasjet na rikthejnë në memorie të kaluarën e tragjeditë tona”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.