Fjalë Kyçe

Haradinaj i palëkundur për taksën, thotë se Serbia e ka bllokuar dialogun

Haradinaj i palëkundur për taksën, thotë se Serbia e ka bllokuar dialogun

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ripërsëritur edhe njëherë se taksa nuk do të hiqet derisa të ketë një kontratë e cila nuk ka element ku do të diskutohet për territorin.

“Dialogu është përditë i nevojshëm dhe në këtë rast lehtësues është BE-ja përfshirë edhe amerikanët dhe jam i gëzuar që këta të fundit janë kyçur shumë. Dialogu mund të vazhdon dhe të arrijmë një kontratë finale e cila nuk përmban elemente të kontaminime që nënkupton element të territorit dhe atëherë besoj se do të ketë një pezullim për disa ditë të taksës”, ka thënë ai.

Sipas tij, dialogu është i nevojshëm çdo ditë, por se dialogun e ka bllokuar Serbia me kushtet e saj, shkruan Gazeta Alo.

“Kushtet që Serbia i ka nxjerr për Kosovën nuk janë arsye që i konvenojnë BE-së. Beogradi është shkaktar i ndarjes së dialogut sepse ka qit kusht, nuk është Kosova shkaktare. Ne kthehemi në dialog nesër ne kemi platformë, kemi ekipin”, ka deklaruar Haradinaj.

Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë kafolur edhe për platformën për dialogun duke thënë se  shumë shpejtë platforma për dialogun do të jetë në Kuvend.

Haradinaj, madje ka pranuar se sot është takuar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin me të cilin ka diskutuar disa çështje, ndërsa ka thënë se rëndësi i është dhënë platformës për dialog.

“Ju e dini që ne kemi takime të rregullta javore. Po sot kam qe te kryetari i Kuvendit të Kosoëvs, Kadri Veseli, për disa pika. Kam qenë për një seancë ku kishim mujt me votu platformën e dialogut, pra këtë seancë ta mbajmë në fund të kësaj jave”, ka thënë ai./Gazeta Alo/