Kryeministri Ramush Haradinaj ka qenë mjaft i ashpër ndaj Serbisë, sa i përket krijimit të Ushtrisë së Kosovës.
Ai ka thënë se ata po bëjnë propagandë kinse Kosova po e formon ushtrinë kundër tyre.
Sipas Haradinajt nuk ka dallim jug-veri sa i përket Ushtrisë dhe se i ka ftuar serbët që të bëhen pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Ushtrinë nuk e kemi për veri, është rrenë e kulluar. Ushtrinë e kemi për Afganistan dhe Irak për t’iu ndihmuar shteteve”, tha Haradinaj.
Haradinaj tha se Kosova po formon ushtri, për ta ruajtur paqen në Afganistan dhe Irak dhe jo për të okupuar territorin e saj në veri, njofton Klan Kosova.