Fjalë Kyçe

Haradinaj i thotë babait të Ilir Konushevcit se heronjtë e Kosovës nderuan komb e atdhe

Haradinaj i thotë babait të Ilir Konushevcit se heronjtë e Kosovës nderuan komb e atdhe

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas homazheve që ka bërë tek varret e heronjve, Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës, është takuar me babain e Ilir Konushevcit dhe vëllaun e Zahir Pajazitit.

Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se, Kosova, sot dhe përgjithmonë, me pietet do ta çmojë dhe lartësojë madhështinë e veprës së bijve të saj, që nderuan komb e Atdhe, shkruan Gazeta Alo.

Këtij postimi, Haradinaj ia ka bashkëngjitur edhe një foto në të cilën shihen së bashku duke biseduar.

Postimi i tij i plotë:

Me bacën Halit, babain e Ilir Konushevcit, dhe vëllaun e Zahir Pajazitit, Bajramin. Kosova, sot dhe përgjithmonë, me pietet do ta çmojë dhe lartësojë madhështinë e veprës së bijve të saj, që nderuan komb e Atdhe!/Gazeta Alo/