Fjalë Kyçe

Haradinaj i tregon Bidenit se e ka shpallur kandidaturën për president

Haradinaj i tregon Bidenit se e ka shpallur kandidaturën për president

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka dërguar një letër urimi Joe Bidenit, me rastin e inaugurimit të tij si president i 46’të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Express.

Përmes kësaj letre, Haradinaj e ka njoftuar Bidenin se ka shpallur kandidaturën e tij për President të Kosovës.

“Në zgjedhjet tona të ardhshme parlamentare më 14 Shkurt, unë kam paraqitur kandidaturën time për President të Kosovës. Si Kosovë, ne jemi të nderuar t’ju mirëpresim në vendin tonë, ku ju z. President tashmë jeni pjesë e historisë dhe unë kam besim dhe jam optimist se së bashku do ta shkruajmë edhe kapitullin për të ardhmen e Kosovës”, thuhet në letrën e Haradinaj drejtuar Bidenit.