Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një takim me qytetarët e Rahovecit, nga të cilët kërkoi votën e 6 tetorit.
Ai atje ju premtoi se do të dyfishojë kuotën e prodhimit në vreshtari, perimtari dhe drithëra në këtë komunë.
“Të gjitha punët e kanë vlerën e vet. Pa disa nuk mundet krejt Kosova e prej disa Rahoveci. Disa punë të mëdha të Kosovës kanë zënë vend si e drejta në ushtri, e drejta me u mbrojt, të mbrojmë atë çka është në territorin tonë, të gjitha pasuritë, Trepça, tregun dhe shumë të tjera”.
“Kur dikujt i kemi thënë se do ta bëj ushtrinë më kanë thënë mos premto se nuk e ke në dorë. Po ashtu edhe kur i pamë dëmet që i ka bërë breshëri në Rahovec, nuk besuan se do t’ia kompensojmë”.
“Sot ju kam premtuar vreshtarëve, perimtarëve dhe gjithë neve që një përmes një memorandumi ta rrisim kuotën. Në vreshtari prej 1000 në 1400 për hektar, për perimtari prej 300 deri në 600, në drithëra nga 150 në 300”.
“Kur i kemi folë disa fjalë të tjera janë dukur larg por këtyre iu erdhi koha. Pastrimi i lumit Drini i Bardhë, ujërat e zeza, penda për akumulimin e ujit në Junik dhe disa të tjera janë premtime të tona”.
“Rahovec unë nuk tutem me pru te ju asgjë sepse e çoj te njerëzit që janë punëtorë. Edhe unë e Smajl Latifi do t’i shikojmë punët tuaja si të ishit vetë ju. Më 6 tetor shpresoj të jeni aty për punët e Rahovecit dhe gjithë Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj.