Fjalë Kyçe

Haradinaj kërkon vigjilencë nga policia, shkak prezenca e shtetasve rusë

Haradinaj kërkon vigjilencë nga policia, shkak prezenca e shtetasve rusë

Policia e Kosovës ka organizuar pritjen e fundvitit, me ç’rast ka ndarë mirënjohje për zyrtarët e dalluar policorë.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, tha se policia ka mbuluar vakuumin në rendin publik dhe siguri, ai bëri thirrje qytetarëve që t’i besojnë këtij institucioni.

“Ju bëjë thirrje qytetarëve pa dallim përkatësive t’i besojnë Policisë pasi është garanci për jetë të qetë. Policia ka mbuluar vakuumin më të madh të mundshëm në rendin publik po edhe në siguri”.

“Ligji për pensionet sigurime shëndetësore ende na pret punë, secili qytetarë është meritorë që i beson Policisë së Kosovës për suksesin”.

Haradinaj tha se është vërejtur kohëve të fundit lëvizje e shtetasve rusë dhe për të secili polic duhet të jetë vigjilentë, raporton Eo.

“Në të kaluarën e kemi pasur rrezik të terrorizmin por të mos harrojmë edhe ndikimin rus kohëve të fundit kemi pasur, lëvizje të shtetasve rusë, prandaj çdo polic duhet të jetë vigjilent”.