Fjalë Kyçe

Haradinaj: Kosova është shndërruar në fuqi botërore të xhudos

Haradinaj: Kosova është shndërruar në fuqi botërore të xhudos

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur tejet i lumtur me suksesin e Disria Krasniqit dhe Nora Gjakovës në World Judo Master.

Krasniqi në këtë eveniment të madh të xhudos të mbajtur në Kinë, ka fituar medaljen e artë, derisa Nora iu gëzua medaljes se argjendtë.

Haradinaj, përmes një statusi në facebook, ka thënë se Kosova është shndërruar në fuqi botërore në xhudo.

“Lajmet triumfuese nuk kanë të ndalur për Kosovën, e cila është shndërruar në fuqi botërore në xhudo. E arta, Distria Krasniqi dhe e argjendta, Nora Gjakova, shkëlqyen edhe në finale të World Judo Masters në Kinë. Ekipi fenomenal që e ka ndërtuar Driton Kuka, po e bën krenar një komb të tërë! Ju lumtë”, ka thënë Haradinaj.