Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritu sot në takim delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit të kryesuar nga ish-kongresisti, Randy Hutgren.
Haradinaj, ka thënë se janë pajtuar se vlerat e përbashkëta të të dyja vendeve na shërbejnë si themel i qëndrueshëm për aspiratat tona për të ardhmen, shkruan Gazeta Alo.
Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se qëndrojmë fuqishëm krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si partner strategjik i Kosovës dhe udhërrëfyes i idealeve të lirisë në botë.
Postimi i tij i plotë:
Takim miqësor me delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit të kryesuar nga ish-kongresisti, Randy Hutgren, u pajtuam se vlerat tona e përbashkëta na shërbejnë si themel i qëndrueshëm për aspiratat tona për të ardhmen. Të bekuar me miqësinë tonë të përhershme, qëndrojmë fuqishëm krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si partner strategjik i Kosovës dhe udhërrëfyes i idealeve të lirisë në botë./Gazeta Alo/