Fjalë Kyçe

Haradinaj tregon se kush ia ka vrarë vëllain, Enverin

Haradinaj tregon se kush ia ka vrarë vëllain, Enverin

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për vrasjet e pasluftës në vend – përfshirë atë të një vëllai të tij.

Haradinaj ka akuzuar Serbinë se qëndron prapa vrasjeve të kryera në Kosovë pas përfundimit të luftës.

“Jam i sigurt se krejt vrasjet e pasluftës janë bërë nga dora e Beogradit”, ka deklaruar ai në RTV 21.

Serbia këtë e ka bërë “për të nxitur vëllavrasje në Kosovë”, ka vlerësuar Haradinaj.

“Edhe vëllain tim, Enverin, e kanë vrarë që të na fusin në këtë spirale të vëllavrasjeve”, është shprehur kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

________

Haradinaj: Kush do që po e sulmon taksen e ka interesin me Serbinëi

Kryeministri në detyrë Ramush Hardinaj ka hedhur akuza të renda në drejtim të kundërshtarëve të taksës ndaj Serbisë, e cila u vendos në vitin kaluar

Hardinaj ka adresuar akuza të ashpra ndaj përkrahësve të heqjes së taksës ndaj Serbisë.  Haradinaj tha se ata që bëjnë fushatë për heqjen e taksës ose paguhen nga Serbia ose a kanë të lidhur fatin politik me Serbinë.

“Nuk ka logjikë me thanë qe taksa nuk e ka ndihmu zhvillimin ekonomik të Kosovës. Kjo është rrenë. Cili do coftë ai shqiptar që fletë keq për taksen ndaj Serbisë, ose e ka fatin polikë në një mënyrë a tjetër të lidhur me Serbinë , ose po e hanë parën e Serbisë. Ndryshe nuk ka tjetër. Ka mbërri paraja e Serbisë. Kaq”, tha Hardinaj në nj intervistë për RTV 21.

I pyetur se kujt po i referohet lidhur më këto deklarata, Haradinaj ka thënë” kush do që po e sulmon taksen, e ka paranë e Serbisë ose e ka interesin me Serbinë. Heqja e taksës është dorëzim, po dorëzohesh si vend. Po i thua Serbisë nuk kamë qare pa ta plotësuar kushtin për t’u rikthyer në dialog. Unë po dua tu tregojë qytetarëve të Kosovës që të ruhen nga këta. E kanë ngrenë bukën e krajlit, kanë thënë më parë tek ne. Ruaju kush po mundohet me ta heq taksen se është parja e krajlit ose buka e krajlit që është dem të shqiptarëve”, ka thënë Hardinaj.