Fjalë Kyçe

Haradinaj: Me taksën i treguam Serbisë se nuk mund të na japë detyra

Haradinaj: Me taksën i treguam Serbisë se nuk mund të na japë detyra

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për taksën prej 100 për qind ndaj shtetit të Serbisë.

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka ripërsëritur qëndrimin e tij se, taksa prej 100 për qind ndaj Serbisë nuk duhet të hiqet deri në njohjen e Kosovës.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka shkruar se ky vendim i Qeverisë së Kosovës ka qenë vendimi më i guximshëm që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, përcjell lajmi.net.

Madje sipas Haradinajt, Qeveria me këtë veprim i ka treguar Serbisë se nuk mund t’i japë detyrë Kosovës dhe se miqve ndërkombëtarë se nuk i nënshtrohemi shtetit serb.

Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:

Një vit më parë, Qeveria e Republikës së Kosovës, ka ndërmarrë një prej vendimeve më të guximshme që nga shpallja e pavarësisë, me vendosjen e tarifes prej 100% në mallërat e Serbisë, si masë ndaj fushatës agresive të shtetit serb.

Me këtë hap të rëndësishëm, Kosova ka treguar se Serbia nuk mund t’i japë detyra, kurse miqve ndërkombëtarë se nuk i nënshtrohemi shtetit serb.

Vendosja e tarifes ndaj mallrave serbe, prej nëntorit të vitit të kaluar, ka ndikuar poashtu tej mase në fuqizimin e prodhuesve vendor.

Në thelb, ky veprim e ka delegjitimuar projektin e ndarjes së Kosovës, që fshihej nën idenë e korrigjimit të kufijve.

Kjo masë është dëshmuar strategjike dhe duhet të mbetet deri në njohje të shtetit të Kosovës.