Fjalë Kyçe

Haradinaj: Mund të përfshihet edhe PDK në Qeverinë Hoti

Haradinaj: Mund të përfshihet edhe PDK në Qeverinë Hoti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e sheh si sfidë zgjedhjen e presidentit të ri.

Haradinaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se qeveria do të vazhdojë detyrën si është deri në pranverë kur edhe mbaron mandati i presidentit.

“Jetëgjatësia e kësaj qeveria varet edhe nga mandati i presidentit. Nëse ka befasi dhe konfirmohen aktakuzat neve na duhet kuorumi për ta zgjedhur presidentin. Një qeveri më e madhe me më shumë votë shqiptare është në interes të Kosovës. Nëse PDK dëshiron të japë kontributin e vet mund të bashkëpunojmë”.

I pari i AAK-së thotë se çështja e presidentit ndikon direkt në formulat e ardhshme qeverisëse.

“Nuk është lehtë të bëhen 2/3 e kuorumit. Nuk besoj se në këtë kohë krizash duhet të mbyllen dyert edhe për Vetëvendosjen. Duhet të gjendjet një formulë për qeveri gjithë nacionale. Edhe dialogu është shumë i rëndësishme”, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj.