Fjalë Kyçe

Haradinaj: Naim Maloku ishte një jetë në shërbim të Kosovës

Haradinaj: Naim Maloku ishte një jetë në shërbim të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim eprorin e UÇK-së, Naim Malokun.

Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se Naim Maloku ishte një jetë në shërbim të Kosovës, shkruan Gazeta Alo.

Haradinaj, ka bërë të ditur se eprorit Maloku i ka dhuruar Medaljen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

Postimi i tij i plotë:

Kënaqësi ta prisja këtë mëngjes veprimtarin e hershëm të çështjes shqiptare, eprorin e UÇK-së dhe bashkëpunëtorin tim të afërt. Naim Maloku një jetë ishte në shërbim të Kosovës. Në shenjë mirënjohje i kam dhuruar Medaljen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut./Gazeta Alo/

Fotografia e Ramush Haradinaj

Fotografia e Ramush Haradinaj