Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar të gjithë romët në ditën e tyre ndërkombëtare.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka uruar komunitetin rom për ditën e tyre ndërkombëtare.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka shkruar se komuniteti rom është vlerë e shtuar dhe pjesë e pandarë e shoqërisë sonë.
“Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi sfidat me të cilat përballet ky komunitetet, dhe përkushtimin për të krijuar klimën sociale, politike dhe ligjore, ku të drejtat dhe kultura e romëve respektohen plotësisht e në çdo kohë”, ka shkruar ndër të tjerash Haradinaj.
Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:
Më 8 prill në tërë botën kremtohet kultura, identiteti dhe historia e romëve.
Komuniteti rom është vlerë e shtuar dhe pjesë e pandarë e shoqërisë sonë.
Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi sfidat me të cilat përballet ky komunitetet, dhe përkushtimin për të krijuar klimën sociale, politike dhe ligjore, ku të drejtat dhe kultura e romëve respektohen plotësisht e në çdo kohë.
Qytetarëve të komuniteti rom dhe përfaqësuesve të tyre në institucionet e vendit, urime Dita Ndërkombëtare e Romëve!