Bashkërkyesuesi i Ekipit Neogciator, Shpend Ahmeti pas takimit me krerët shtetëror ka folur edhe për taksën.
Ai ka thënë në takim është diskutuar edhe për taksën, duke treguar se nuk ka ndryshime të qëndrimeve.
“Nuk mendoj se ka lëvizje të qëndrimeve të përfaqësuesve të ndryshëm së çfarë mendojnë. Nuk mendoj se ka ndryshuar diçka në qëndrimet e kryeministrit e as të tjerëve”, ka deklaruar ai, shkruan Gazeta Alo.
Sipas tij, në këtë mes kryeministri Ramush Haradinaj nuk duhet të lihet vet.
“Nuk mundemi me lën kryeministrin vet në këto tema, nuk bën ta lejojmë krejt presioni të bie mbi atë. Nëse merret vendimi me heq taksën ta heqim të gjithë, nëse vendosim me mbajtë ta mbajmë të gjithë’, ka thënë Ahmeti./Gazeta Alo/