Fjalë Kyçe

Haradinaj: Nuk erdha në PDK për postin e presidentit, por për t’u solidarizuar me aktakuzat

Haradinaj: Nuk erdha në PDK për postin e presidentit, por për t’u solidarizuar me aktakuzat

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u deklarua për media pas vizitës që bëri në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ish-kryeministri tha se ka vizituar PDK-në për të përkrahur këtë subjekt pas zhvillimeve të fundit që po ndodhin me aktakuzat, njofton Klan Kosova

Haradinaj deklaroi gjithashtu se ishte vizitë miqësore.

“Qëllimi ishte të shprehet një përkrahje në këto rrethana të reja në zhvillimet që po ndodhin me aktakuzat”.

“Sot është dita e paraqitjes së parë të udhëheqësve të UÇK-së, gara politike kemi pas gjithmonë edhe mospajtime por kam qenë në UÇK-në”.

“Ramush Haradinaj është UÇK jam sot dhe do të jem gjithë jetën me të gjithë që kanë qenë ushtarë. Kjo është një përkrahje, ata që mendojnë që e gjunjëzojnë mënyrën e lirisë kanë me gabu çdo herë”, deklaroi Haradinaj.