Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim ambasadorin jo-rezident të shtetit të Katarit në Kosovë, Ali Bin Hamad Al Marri.
Haradinaj, ka thënë se marrëdhëniet bilaterale midis Kosovës dhe Katarit janë shumë të mira dhe do të fuqizohen më tej nëpërmjet marrëveshjes për mbrojtjen e investimeve të dyanshme, shkruan Gazeta Alo.
I pari i ekzekutivit, tha se shteti i Katarit e ka përkrahur Kosovën në të gjitha periudhat e rëndësishme dhe këtë vazhdon ta bëjë edhe sot.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Kënaqësi ta prisja në takim ambasadorin jo-rezident të shtetit të Katarit në Kosovë, Ali Bin Hamad Al Marri. Vlerësuam se marrëdhëniet bilaterale midis Kosovës dhe Katarit janë shumë të mira dhe do të fuqizohen më tej nëpërmjet marrëveshjes për mbrojtjen e investimeve të dyanshme, e cila është një parakusht për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Shteti i Katarit ka përkrahur Kosovën në të gjitha periudhat e rëndësishme, që nga pavarësia dhe shtetndërtimi dhe vazhdon mbështetjen për vendin tonë në të gjitha fushat, përfshirë përkrahjen për njohje të reja dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare./Gazeta Alo/