Fjalë Kyçe

Haradinaj: Pasojat e Gjykatës Speciale do t’i vuajnë të gjithë qytetarët e Kosovës

Haradinaj: Pasojat e Gjykatës Speciale do t’i vuajnë të gjithë qytetarët e Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se pasojat e Gjykatës Speciale do t’i vuajnë të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim.

Ai ka thënë se Gjykata Speciale është një padrejtësi për Kosovën, pavarësisht se është për atë që të zbardhet çdo pretendim për krime. Por, ai ka thënë se do të ishte normale që kjo të vlente edhe për serbët dhe nacionalitetet tjera.

Haradinaj ka thënë për Klan Kosova se beson fuqishëm në pafajësinë e Thaçit, Veselit dhe të gjithë luftëtarëve të lirisë.

Megjithatë, Haradinaj ka thënë se kjo Gjykatë e ka rastin e fundit që të dëshmon për pastërtinë e luftës së UÇK-së, ndërsa ka kërkuar që tashmë mos të ushtrohet presion mbi këtë Gjykatë.