Fjalë Kyçe

Haradinaj: PDK-ja po na nguc, unë nuk ua kthej pasi Thaçi e Veseli nuk janë këtu

Haradinaj: PDK-ja po na nguc, unë nuk ua kthej pasi Thaçi e Veseli nuk janë këtu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Prizren ka thënë se nuk kanë vija të kuqe për ndonjë parti, por që tha se PDK-ja po i nguc kohët e fundit.

Kreu i AAK-së tha se nuk do të merret me këtë parti ngase sipas tij krerët e saj nuk gjenden në Kosovë, duke iu referuar dy ish-krerëve të kësaj partie, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

“Nuk kemi vija të kuqe për asnjë parti. PDK-ja këto ditë po na nguc nga pak. Unë nuk i nguci pasi Thaçi e Veseli nuk janë këtu. Do të kemi rritje”, ka shtuar ai.

Ai tutje ka folur edhe për rezultatin e mundshëm të zgjedhjeve të 14 shkurtit, derisa ka potencuar se e kanë të vështirë të dalin të parët në zgjedhje.

“Të dalim e para në zgjedhje pak vështirë”, ka thënë ai.