Haradinaj: Ariani ishte i dalluar për vlera njerëzore, do të na mungojë
Pas homazheve pranë arkivolit të Arian Dacit, kryeministri Ramush Haradinaj është nënshkruar në librin e zisë.
“Arian i dalluar për vlera njerëzore. Do të na mungosh!”, ka shkruar kryeministri Haradinaj.
Në homazhe Haradinaj ishte i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar, zëvendësministra dhe bashkëpunëtorë.
Gjatë ditës së sotme nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit, mbahet mbledhja komemorative nga ora 12:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Ndërsa në ora 13:00 zhvillohet ceremonia e varrimit në varrezat e qytetit të Prishtinës – Lagjja Arbëria.