Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se te shqiptarët miku pëherë do ta ketë vendin e nderit.
Përmes një psotimi në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë Komuna e Deçanit ka bërë një vepër fisnike duke shpallë “Qytetar Nderi” një ushtar të mirë, gjeneralbrigade John C. Boyd, shkruan Gazeta Alo.
Ai ka thënë se nga sot gjenerali Boyd është njëri nga ne.
Te shqiptari miku përherë do ta ketë vendin e nderit. Komuna e Deçanit ka bërë një vepër fisnike duke shpallë “Qytetar Nderi” një ushtar të mirë, gjeneralbrigade John C. Boyd. Një ushtar i Amerikës, i cili në emër të vendit të vet shërben për paqe në Kosovë. Nga sot Gjenerali Boyd është njëri nga ne. Zoti e bekoftë Kosovën, Amerikën dhe dy popujt tanë./Gazeta Alo/