Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-ministrit gjerman, Klaus Kinkel.
Haradinaj, ka thënë se Kinkel i dha zë të drejtës së Kosovës për liri dhe pavarësi dhe shqiptarëve përkrahje të parezervë për rrugën evropiane, shkruan Gazeta Alo.
Postimi i tij i plotë:
Gjermania e humbi sot nje nga diplomatët më të shquar nga radhët e saj, Klaus Kinkel, derisa Kosova një mik të madh.
Kinkel i dha zë të drejtës së Kosovës për liri dhe pavarësi dhe shqiptarëve përkrahje të parezervë për rrugën europiane.
Ngushëllime për familjen dhe shtetin gjerman për këtë humbje!/Gazeta Alo/