Fjalë Kyçe

Haradinaj për tokën e blerë në Gllogjan: Plasshin prej inati – plasshi, plasshi, plasshi

Haradinaj për tokën e blerë në Gllogjan: Plasshin prej inati – plasshi, plasshi, plasshi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur rreth çështjes së tokës së blerë në Gllogjan, për të cilën sot në seancën parlamentare, u ngrit debat me kryeministrin Albin Kurti.

”Plasshin prej inati, që s’keni mujt kurrkush tjetër me ardhë me ma ble tokën në derë të shpisë në Gllogjan të babës tem, se jom i atyhit, e kom ble vet”.

”Plasshi, plasshi – plasni e çka të doni, urno toka e babës tem, e shpisë teme e katunit tem, e kom ble për vete, për katundin tem, plasshi prej inati. Çka kom me ju bo vlla”.

”E dyta, nuk e kam shit atë tokë me asnjë euro. Asnjë metër katror i asaj toke nuk e kam shit. Është tokë e katunit, unë e kam marrë ma shumë për katund”.

Tutje ai u shpreh se në kohën kur e bleu tokën, i kishte kushtuar shumë.