Fjalë Kyçe

Haradinaj pret në takim ambasadorin gjerman, Christian Heldt

Haradinaj pret në takim ambasadorin gjerman, Christian Heldt

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj e ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e deritashëm, me theks të veçantë angazhimin për Parkun Inovativ dhe Trajnues në Prizren.

“Prita sot në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë z. Christian Heldt me të cilin biseduam për bashkëpunimin e deritashëm, me theks të veçantë angazhimin e përbashkët për Parkun Inovativ dhe Trajnues në Prizren.

U dakorduam që të fuqizojmë punën tonë, për ta jetësuar projektin më të rëndësishëm bilateral ITP-në, në funksion të zhvillimit ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Krahas kësaj, biseduam edhe për projekte të tjera të rëndësishme mes dyja vendeve dhe përkrahjen e palëkundur të Gjermanisë në temat e rëndësishme për vendin”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.