Fjalë Kyçe

Haradinaj rreth kërkesës së Abdixhikut: jo dhjetë, por pesë ditë fushatë

Haradinaj rreth kërkesës së Abdixhikut: jo dhjetë, por pesë ditë fushatë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i është përgjigjur letrës së kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku në lidhje me shkurtimin e fushatës zgjedhore.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se qëndrimi i AAK-së është që fushata elektorale të shkurtohet në 5 ditë e jo në 10 sa ka propozuar kreu i LDK-së.

“Kam pranuar një letër nga kryetari i LDK-së z. Abdixhiku ku ai kërkon shkurtimin e fushatës zgjedhore nga 30 në 10 ditë. Qëndrimi i AAK-së, duke marrë parasysh gjendjen e rëndë me pandeminë, është që fushata të shkurtohet në vetëm 5 ditë e jo në 10”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha.

“Shëndeti i qytetarëve mbi të gjitha”, është shprehur Haradinaj.