Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur keqardhje për zjarrin që përfshiu qendrën tregtare “Viva Fresh Store”, në Gjakovë.
Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, pas përfshirjes nga zjarri në qendrën tregtare “Viva Fresh Store”, në Gjakovë ka shprehur keqardhje.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë se ka ofruar pronarit të kësaj qendre mbështetjen e qeverisë së Kosovës.
Po ashtu Haradinaj, ka thënë se qeveria është duke analizuar situatën dhe duke ndërmarrë hapa adekuatë pasi që sipas tij, ditëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur shumë zjarre.
Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:
Shpreh keqardhjen për zjarrin që përfshiu qendrën tregtare “Vivafresh” në Gjakovë.
Menjëherë kam kontaktuar pronarin Xhevdet Rexhepi, të cilit i kam premtuar se Qeveria do t’i qëndrojë afër në këtë periudhë të vështirë.
Falënderoj kryetarin Ardian Gjini, policinë e sidomos zjarrfikësit, që ishin në krye të detyrës duke intervenuar me kohë në evakuimin e qytetarëve në momentin e rënies së zjarrit.
Meqenëse ditëve të fundit kanë ndodhur disa zjarre, si Qeveri jemi duke analizuar situatën për të ndërmarrë hapat adekuatë.