Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim eprorin e UÇK-së, Naim Malokun.
Në këtë takim, Haradinaj i ka ndarë bashkëpunëtorit të tij të afërt Medaljen e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe e ka emëruar këshilltar politik.
Postimi i tij i plotë:
“Kënaqësi ta prisja këtë mëngjes veprimtarin e hershëm të çështjës shqiptare, eprorin e UÇK-së dhe bashkëpunëtorin tim të afërt. Naim Maloku një jetë qëndroi në shërbim të Kosovës. Në shenjë mirënjohje i kam dhuruar Medaljen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe poashtu pata nderin ta emëroj Këshilltar Politik”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Gazeta Alo/