Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ish të Dërguarin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Kai Eide.
Temë e takimit ishte situata aktuale politike në vend dhe rajon si dhe e ardhmja euro-atlantike për Kosovës, shkruan Gazeta Alo.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se Kai Eide ka mbështetur të drejtën tonë në tavolinat diplomatike deri në pavarësinë e plotë të Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
Kënaqësi të prisja sot në takim ish të Dërguarin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Kai Eide. Me diplomatin e shquar, shkëmbyem pikëpamje rreth situatës në vend e rajon, dhe biseduam për të ardhmen euro-atlantike të vendit tonë. Si mik të Kosovës e falënderova për mbështetjen e tij dhënë të drejtës sonë në tavolinat diplomatike deri në pavarësinë e plotë të Kosovës./Gazeta Alo/