Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim ish-komandantin e Zonës Operative të Llapit, Rrustem Musatafa-Remi.
Haradinaj, ka thënë se me ish-komandant Remin kanë biseduar për zhvillimet aktuale në vend, e në veçanti për trajtimin e dinjitetshëm të kategorive të lirisë, shkruan Gazeta Alo.
Kryeministri Haradinaj, po ashtu ia ka dorëzuar Medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”.
Postimi i tij i plotë:
“Me ish-komandantin e Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, bashkëbiseduam për zhvillimet në vend, në veçanti për trajtimin e dinjitetshëm të kategorive të lirisë. Duke shprehur respektin më të lartë për rrugën e tij jetësore në shërbim të atdheut dhe lirisë, gjeneralit Mustafa, i dorëzova Medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”./Gazeta Alo/