Fjalë Kyçe

Haradinaj takohet me rektorin dhe dekanët e UP-së, ja çka diskutuan

Haradinaj takohet me rektorin dhe dekanët e UP-së, ja çka diskutuan

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim rektorin e Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, dhe disa nga dekanët e UP-së.

Haradinaj, ka thënë se Universiteti i Kosovës është aset kombëtar dhe pikë orientuese e zhvillimit të shoqërisë, shkruan Gazeta Alo.

Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka treguar se temë e takimit ka qenë mundësia e mundësinë e modernizimit dhe rifunksionalizimit të laboratorëve, rritjen e efektshmërisë së instituteve nëpër fakultete, si dhe rigjenerimin e kapaciteteve kadrovike në fushat deficitare, veçmas në inxhinierinë elektrike dhe në fushën e matematikës.

Postimi i tij i plotë:

Universitetit i Kosovës është aset kombëtar dhe pikë orientuese e zhvillimit të shoqërisë sonë. Me qëllim të avancimit të arsimit të lartë në vendin tonë sipas standardeve globale, prita sot rektorin Marian Dema, së bashku me disa nga dekanët e UP-së, nga të cilët u informova për sfidat me të cilat përballet ky institucion. Biseduam posaçërisht për mundësinë e modernizimit dhe rifunksionalizimit të laboratorëve, rritjen e efektshmërisë së instituteve nëpër fakultete, si dhe rigjenerimin e kapaciteteve kadrovike në fushat deficitare, veçmas në inxhinierinë elektrike dhe në fushën e matematikës. Si nismë e rrugëtimit tonë të përbashkët, që Universiteti i Prishtinës të jetë në hap me trendet bashkëkohore të arsimit, u dakorduam që të bëhet një plan operacional, që përfshinë rishqyrtimin e normativave ligjore të arsimit të lartë./Gazeta Alo/

Fotografia e Ramush Haradinaj

Fotografia e Ramush Haradinaj