Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim në zyrën e tij ish gjeneralin, Sylejman Selimi.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se e drejta dhe e vërteta e Kosovës gjithmonë do të dalin fitimtare, shkruan Gazeta Alo.
Pjesë e takimit ishte edhe zv,kryeministri Fatmir Limaj.
Postimi i tij i plotë:
Pata nderin ta pres Gjeneralin e Lirisë, Sylejman Selimin. E drejta dhe e vërteta e Kosovës gjithmonë do të dalin fitimtare!/Gazeta Alo/