Kryeministri Ramush Haradinaj sot takoi, ish diplomatin amerikan, Louis Sell.
“Kënaqësi e veçantë ta pres në takim anëtarin e bordit të Universitetit Amerikan në Kosovë (AUK) dhe ish-diplomatin amerikan, Louis Sell, me të cilin biseduam për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe përgatitjen profesionale të të rinjve tanë, që të jenë në hap me dinamikat globale dhe standardet amerikane të edukimit”, ka thënë Haradinaj përmes Facebook.
“Prezenca e Rochester Institute of Technology (RIT) përmes AUK është edhe një dëshmi e fuqishme e marrëdhënieve të veçanta të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.