Fjalë Kyçe

Haradinaj: Të helmuarit në Deçan kanë nevojë për ndihmë nga shteti, jo për deklarata të bukura e konferenca

Haradinaj: Të helmuarit në Deçan kanë nevojë për ndihmë nga shteti, jo për deklarata të bukura e konferenca

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, njëherit kryetar i AAK-së, ka bërë edhe një reagim tjetër rreth gjendjes së krijuar në Komunën e Deçanit pas helmimeve të banorëve të atjeshëm.

Ai tutje thekson se të prekurit nga kjo situatë, kanë nevojë për ndihmë nga shteti, por jo siç i quan ai deklarata të bukura e konferenca.

Mes tjerash ai ka shoqëruar këtë mesazh edhe me një fotografi të një vogëlusheje, e cila sipas Haradinajt qëndroi në QKMF e Deçanit, për ta vizituar nënën e saj të prekur nga helmimi.

”Alvesa e vogël ka ardhur të shoh nënën e saj të prekur nga helmimi. Megjithë përpjekjet titanike të personelit mjekësor në QKMF për të ofruar ndihmën e parë për secilin, qytetarët duhet të blejnë vet ilaçet. Ata kanë nevojë për ndihmë nga shteti e jo për deklarata të bukura e konferenca!”.