Fjalë Kyçe

Haradinaj thotë se hapja e ambasadës në Jerusalem e forcon shtetin e Kosovës

Haradinaj thotë se hapja e ambasadës në Jerusalem e forcon shtetin e Kosovës

Ish-shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka përshëndetur hapjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem.

Ai ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm në konsolidimin dhe forcimin e shtetësisë së Kosovës.

“Hapja e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem është një hap i rëndësishëm në konsolidimin dhe forcimin e shtetësisë së Kosovës. Urime”, ka shkruar Haradinaj.