Fjalë Kyçe

Haradinaj thotë se Qeveria e ka gati projektligjin që ndalon lojërat e fatit

Haradinaj thotë se Qeveria e ka gati projektligjin që ndalon lojërat e fatit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se kanë përgatitur projektligjin përmes së cilit do të ndalohen lojërat e fatit.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se ky projektligj do të paraqitet në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, njofton Koha.net.

“Për mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, Zyra e Kryeministrit ka përgatitur ligjin, i cili do të shfuqizojë ligjin ekzistues dhe do të ndalojë lojërat e fatit”, ka shkruar Haradinaj.